Gjini: Nëse duam spitale moderne, shkolla cilësore e paga dinjitoze, duhet fuqizuar ekonomia

Prishtinë | 25 Maj 2026 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini ka publikuar një video nga terreni, duke thënë se në secilin takim me qytetarët, mesazhi i tyre mbetet i pandryshueshëm.

Gjini u shpreh se nëse duam spitale moderne, shkolla cilësore, rrugë të sigurta dhe paga dinjitoze, atëherë sipas tij, duhet të fuqizohet ekonomia e vendit.

“Në secilin takim me qytetarët, mesazhi ynë mbetet i qartë dhe i pandryshueshëm. Nëse duam spitale moderne, shkolla cilësore, rrugë të sigurta dhe paga dinjitoze, duhet të fuqizojmë ekonominë e Kosovës. Nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh ai.

Të ngjashme