Gëzim Hazrolli shpall rikandidimin për Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 25 Maj 2026 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Gëzim Hazrolli ka konfirmuar rikandidimin e tij për Parlamentin e Kosovës në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e fundit.

Përmes një mesazhi publik, Hazrolli theksoi se 15,341 votat e marra përfaqësojnë besim, respekt dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

“15,341 vota. 15,341 herë besim. 15,341 zëra që më besuan t’i përfaqësoj me ndershmëri dhe përgjegjësi”, ka deklaruar ai.

Hazrolli u zotua se do të vazhdojë të jetë “zëri i atyre që besojnë në shtet, në dinjitet dhe në siguri”, duke shtuar se rrugëtimi politik vazhdon me synimin për një Kosovë më të fortë dhe me më shumë perspektivë.

Në mesazhin e tij, ai theksoi se numri i qytetarëve që besojnë se Kosova meriton më shumë po rritet çdo ditë.

“Bashkë me LDK-në. Bashkë me ju. Të pathyeshëm për Kosovën”, përfundon mesazhi i Gjeneral Gëzim Hazrollit.

Hazrolli garon me numrin 35, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 113.

Të ngjashme