Ismaili i PDK-së: Gara le të jetë demokratike, fitues le të jetë demokracia

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mentor Ismaili ka shkruar lidhur me hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai, ka uruar që kjo garë siç ka thënë demokratike të zhvillohet me kulturë, dinjitet dhe respekt të ndërsjellë, ashtu siç i ka hije Republikës së Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Sot fillon zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 7 qershorit.

Uroj që kjo garë demokratike të zhvillohet me kulturë, dinjitet dhe respekt të ndërsjellë, ashtu siç i ka hije Republikës së Kosovës 🇽🇰

Le të jetë kjo një garë e ideve, vizionit dhe përgjegjësisë për të ardhmen e vendit tonë.

Suksese të gjithë kandidatëve dhe mbi të gjitha, fitues le të jetë demokracia!

Të ngjashme