Një person është gjetur i vdekur në fshatin Zllapek të Pejës.
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 11:00 Policia është njoftuar se në fshatin Zllapek, komuna e Pejës një veturë e ka goditur një këmbësor. Mjeku kujdestar e ka konstatua vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. I dyshuari është arratisur, ndërsa vetura gjendet në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.