Kandidati për deputet nga PDK-ja, Qëndrim Kryeziu ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos përfundimin e një segmenti rrugor që lidh Lipjanin, duke thënë se projekti prej rreth dy kilometrash po zvarritet tash e disa muaj.
Kryeziu ka akuzuar ekzekutivin për mungesë efikasiteti në realizimin e projekteve infrastrukturore, pavarësisht buxhetit të madh shtetëror, e që sipas tij, me ardhjen në pushtet të PDK-së të gjitha projektet infrastrukturore do të përfundojnë.
“Me 20 miliardë euro buxhet, 2 km rrugë për 6 vjet nuk kanë qenë gjendje me i shtru. Kjo qeveri nuk e meriton asnjë ditë në pushtet pas 7 qershorit!”, ka shkruar ai.