Abdixhiku në hapjen e fushatës: Lidhja jonë është ngritur në këmbë, s’ka gjë që na rrëzon

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, u shpreh se Lidhja Demokratike e Kosovës është e madhe.

“Kohërtat ndërrojnë, akterët vijnë e shkojnë, një gjë nuk ndryshon asnjëherë, LDK njëherë, LDK gjithherë. Sonte nga kjo sallë e mbushur plot, me gjithë këtë mbështetje, le t’i tregojmë gjithë Kosovës se lidhja jonë është ngritur në këmbë, është bashkuar fort, është gati për secilës sfidë që na vjen përpara. S’ka gjë që na rrëzon, s’ka gjë që na trazon, s’ka gjë që na thyen sot, jemi bërë bashkë, hajdeni tash”, tha ai.

Abdixhiku tha se LDK është mbledhur nga e tërë Kosova për të ecur përpara dhe se kjo parti janë një lidhje e fortë.

“Jemi mbledhur, jemi mbledhur ne, LDK-ja, nga të gjitha anët e Kosovës. Nga Peja, nga Peja lulja e Dukagjinit, nga Istogu burimi i diapotizmit. Jemi mbledhur nga Deçani, Juniku, Klina. Jemi mbledhur nga Anamorava, nga Gjilani, Vitia, Artana, Kamenica. Jemi mbledhur nga Mitrovica, Vushtrria, Obiliqi, Drenica, nga Gjakova, Prizreni, Suhareka e Dragashi, nga Ferizaji, Shtimja, Malisheva, Rahoveci, nga Lipjani, Fushë Kosova, Llapi i madh, Prishtina e krejt Kosova! Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës! Sonte krejt Kosova LDK! Jemi mbledhur, jemi mbledhur sonte këtu jo vetëm si pjesëtarë të një lidhjeje të fortë, por si një shtëpi e bashkuar e njerëzve që nderojnë për Republikën tonë, për të ardhmen tonë, të ardhmen e lirë ku duhet të qëndrojmë krenarë, të qëndrojmë të fortë, të qëndrojmë përjetësorë. Dhe sonte, mu sonte, e shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për Republikën tonë. Sonte, mu sonte, shënojmë një moment definues të historisë së popullit tonë. Sonte, mu sonte, shënojmë kryengritjen e djathtë kombëtare si thirrje monumentale të popullit të Kosovës. Dhe në këtë kryengritje të djathtë, le t’i kujtojmë, le t’i kujtojmë vetes se kush jemi ne. Jemi pasardhësit e qëndresës, jemi pasardhësit e rezistencës, jemi pasardhësit politikë të shtetarit më të madh të kohërave, jemi pasardhësit politikë të Dr. Ibrahim Rugovës”, tha Abdixhiku

Të ngjashme