Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Qëndrim Kryeziu, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me kryetarin e OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, me të cilin ka diskutuar për çështje me interes të përbashkët.
Përmes një postimi publik, Kryeziu tha se gjatë takimit janë zhvilluar diskutime të gjata rreth qëllimeve dhe idealeve që i bashkojnë.
“Me kryetarin e OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, zhvilluam diskutime të gjata për një qëllim të përbashkët dhe një ideal të madh”, ka shkruar ai.