Ish kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar mbështetjen që partia e tij ka marrë në Gjakovë, duke theksuar se Aleanca po merr zemër nga ky qytet dhe se, sipas tij, “Kosova merr forcë nga Aleanca”.
Në një postim publik, Haradinaj ka shprehur mirënjohje për mbështetësit, duke i quajtur ata krenari të subjektit politik që drejton.
“Aleanca merr zemër nga Gjakova, e Kosova nga Aleanca. Krenar me ju të gjithë. Faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai nuk ka dhënë detaje shtesë për aktivitetin, por mesazhi i tij vjen në kuadër të takimeve dhe mobilizimeve elektorale të AAK-së në prag të zgjedhjeve.