Gashi: Energjia pozitive po na çon drejt fitores

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 22:16 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhafer Gashi ka deklaruar se mbështetja dhe energjia pozitive nga qytetarët po vazhdojnë gjatë aktiviteteve të fushatës zgjedhore.

Përmes një mesazhi publik, ai ka theksuar se rrugëtimi politik po vazhdon me optimizëm dhe besim drejt synimeve të përbashkëta dhe fitores në zgjedhjet e ardhshme.

“Energjia e mirë vazhdon. Bashkë, drejt rrugës që e duam dhe fitores që na pret. Bashkohu edhe ti!”, tha ai.

Postimi vjen në kuadër të mobilizimit të mbështetësve dhe takimeve elektorale që LDK po zhvillon në prag të zgjedhjeve.

Të ngjashme