Vjedhje e rëndë në Fushë Kosovë e Podujevë – merren stoli ari, argjend, armë e materiale sanitare

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vjedhjes së rëndë. Njëri rast ka ndodhur në Fushë Kosovë dhe rasti tjetër në Podujevë.

Në këto dy raste janë vjedhur materiale të ndryshme sanitare, stoli ari, argjend e armë.

Lexoni të plotë raportin policor:

Fushë Kosovë / 02-03.05.2026-20:44-21:05. Më 02.06.2026 pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kishin vjedhur materiale të ndryshme sanitarie nga depot e dy ankuesve meshkuj kosovarë në vlerë të konsiderueshme. Dy nga të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë/ 06.05.2026-08:00-17:00. Më 02.06.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të panjohur nga shtëpia e tij i kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe argjendi dhe katër armë zjarri (dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe një armë gjysmë-automatike) për të cilat kishte leje përkatëse. Gjatë ekzaminimit të rastit i janë gjetur disa stoli ari të cilat i janë kthyer pronarit. Rasti po vazhdon te trajtohet nga ekipet relevante. /Telegrafi/

Të ngjashme