Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Prishtinë | 07 Qer 2026 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari dhe kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka votuar në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

Hamza ftoi të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar sipas bindjeve të tyre politike.

“Unë bashkë me familjen time, posa e shfrytëzuam të drejtën për të votuar. I ftoj gjithë qytetarët e Kosovës, me shfrytëzu këtë të drejtë me dalë me votu, me votu sipas bindjeve të tyre politike, me votu në mënyrë të qetë, demokratike, me shfrytëzu këtë ditë të bukur me dalë me votu sepse ne sot vendosim për të ardhmen për 4 vitet e ardhshme”, tha Hamza.

Ndërkaq gazetarëve Hamza u drejtua duke iu thënë se kanë shumë punë, por që gjithsesi ia dalin.

“Ju falënderoj shumë për prezencën dhe ju uroj një ditë të mbarë, të qetë, punë keni por ja dilni”, tha Hamza.

Të ngjashme