Pikërisht sot, në ditën e zgjedhjeve, kombëtarja e Kosovës në futboll do të ‘zbarkojë’ në fushë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen miqësore përballë Andorrës.
Futbollistët i kanë zhvilluar përgatitjet e fundit para lojës.
Drejtori sportiv Muharrem Sahiti, tha se fokusi kryesor i kombëtarës mbetet kualifikimi në Kampionatin Evropian.
“Fillojmë në mars të vitit të ardhshëm edhe aty besoj që do ta shohim Kosovën në Kampionatin Evropian”.