Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për punimet që janë duke u zhvilluar për rimodelimin e nyjës rrugore në rrugën “Agim Ramadani”, në lidhje me rrugët “Qamil Hoxha” dhe “Rrustem Statovci”.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se për herë të parë po vendosen semaforë 🚦 dhe sinjalizim modern rrugor që mundëson çasje direkte në këto rrugë anësore 🚧
Postimi i tij i plotë:
🚧 Po zhvilloven punimet për rimodelimin e nyjës rrugore në rrugën “Agim Ramadani”, në lidhje me rrugët “Qamil Hoxha” dhe “Rrustem Statovci”.
Për herë të parë, po vendosen semaforë 🚦 dhe sinjalizim modern rrugor që mundëson çasje direkte në këto rrugë anësore 🚧
✔️Më shkurt
✔️Më thjeshtë
✔️Më shpejt.