Bashkimi zyrtarizon Arian Azemin, nënshkruan kontratë dyvjeçare

Prishtinë | 09 Qer 2026 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Klubi i basketbollit Bashkimi ka vazhduar punën për ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri, duke zyrtarizuar transferimin e Arian Azemit.

Klubi prizrenas ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe do të jetë pjesë e portokallezinjve edhe në vitin 2027.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht pjesë e KB Bashkimit me kontratë 2-vjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit.

Me këtë lëvizje, Bashkimi vazhdon të kompletojë përbërjen për sezonin e ardhshëm, teksa synon të mbetet një nga skuadrat pretendente për trofetë në basketbollin kosovar.

Të ngjashme