Flutura Kusari: Qeveria po ushtron presion financiar ndaj RTK-së, solidarizohem me punëtorët

Prishtinë | 09 Qer 2026 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) po protestojnë sot për shkak të vonesave të përsëritura të pagave, duke kërkuar zgjidhje për situatën financiare në transmetuesin publik.

Lidhur me protestën ka reaguar edhe juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila përmes një postimi në Facebook ka shprehur solidaritet me punëtorët e RTK-së.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe Qeveria Kurti e vazhdon presionin e paprecedentë politik në RTK, përmes presionit financiar duke i lënë punëtorët pa paga të rregullta tri herë radhazi. Në solidaritet me punëtorët e RTK-së”, ka shkruar Kusari.

Të ngjashme