Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje rreth vdekjes tragjike të një 15-vjeçari.
Sipas policisë, adoleshenti dyshohet se ka pësuar sulm në zemër teksa po notonte brenda pishinës.
“Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha policia.