Man Utd njofton zyrtarisht tri largime të mëdha

Prishtinë | 10 Qer 2026 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Manchester United ka konfirmuar zyrtarisht largimet e tre lojtarëve të ekipit të parë pas skadimit të kontratave të tyre.

Jadon Sancho , Casemiro dhe Tyrell Malacia do të largohen të gjithë nga klubi këtë verë. Sancho ka qenë me Djajtë e Kuq që nga viti 2021, ndërsa Casemiro dhe Malacia mbërritën në Old Trafford në vitin 2022.

Njoftimi për largimin e tyre erdhi nga një njoftim në faqen zyrtare të klubit.

“Të gjithë në klub dëshirojnë të falënderojnë Casemiron, Tyrellin dhe Jadonin për kontributin e tyre në United dhe t’u urojnë atyre fat të mbarë në të ardhmen”.

“Një herë i kuq, gjithmonë i kuq”, thuhet në njoftimin e Unitedit, i bashkangjitur me fotografitë e tyre.

Përveç largimeve të lojtarëve të nivelit të lartë, United njoftoi gjithashtu se lojtarët e akademisë Sonny Aljofree, James Nolan dhe Malachi Sharpe do të largohen nga klubi pas përfundimit të marrëveshjeve të tyre.

Të ngjashme