Komuna e Prishtinës me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, do të organizojë sot koncert festiv në sheshin “Skënderbeu”.
Përmes, një njoftimi në faqen zyrtare të komunës në rrjetin social bëhet e ditur se në koncert do të ngjiten Ansambli “Bajram Curri”, Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Zëada, grupi Blla Blla Blla dhe DJ First, për ta bërë këtë mbrëmje të paharrueshme.
Njoftimi i plotë:
🇽🇰Një ditë festë për gjithë Kryeqytetin!
Më 11 qershor, bashkohemi në Sheshin “Skënderbeu” për të shënuar 27-vjetorin e Çlirimit të Prishtinës me muzikë, art dhe atmosferë festive.
Në skenë do të ngjiten Ansambli “Bajram Curri”, Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, Zëada, grupi Blla Blla Blla dhe DJ First, për ta bërë këtë mbrëmje të paharrueshme.
📍 Sheshi “Skënderbeu”
📅 11 Qershor
🕖 Duke filluar nga ora 19:00