Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Mitrovicën e Jugut, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Në njoftimin e PK’së, shtohet edhe se, arrestimi i dy personave të dyshuar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të raportuar dy ditë më parë, ku të dyshuarit kishin vjedhur një shumë të parave në banesën private të një qytetari.
Postimi:
Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale-vjedhje e rëndë
Mitrovicë Jugu, 11 qershor 2026
Si rezultat i një hetimi intensiv hetuesit policorë në kuadër të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë Jugu, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për veprën penale-vjedhje e rëndë.
Arrestimi i dy personave të dyshuar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë të raportuar dy ditë më parë, ku të dyshuarit kishin vjedhur një shumë të parave në banesën private të një qytetari
Pas procedurave intervistuese dhe veprimeve tjera të nevojshme procedurale, nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve të moshë së mitur, u është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh.