Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë, në nder të 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Gjatë ditës, Qeveria në detyrë dhe Presidenca kanë organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore me rastin e kësaj date.
Në kuadër të shënimit të 12 Qershorit, në orën 16:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” do të hapet ekspozita fotografike “KFOR and Kosovo 25+”, e cila sjell momente dhe dëshmi nga angazhimi i KFOR-it në Kosovë ndër vite.


