Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit

Prishtinë | 12 Qer 2026 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka njoftuar miratimin e dy vendimeve të rëndësishme, që kanë të bëjnë me sektorin e qumështit.

Mua thotë se i pari vendim ka të bëjë me platformën kombëtare të qumështit, ku do të publikohet rregullisht çmimi referent i qumështit, shkruan IndeksOnline.

Tjetri vendim ka të bëjë me kontratat e detyrueshme për marrëdhëniet në zinxhirin e qumështit, nga ferma në tryezë.

“Fermeri duhet të dijë: sa është vlera reale e qumështit të tij; me çfarë kushtesh po shet; kur dhe sa do të paguhet.

Ky është një hap i madh drejt një tregu më të drejtë, më transparent dhe më të balancuar për prodhuesit vendorë” shkroi Muja.

Të ngjashme