Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë, Brazili do të përmirësohet

Prishtinë | 14 Qer 2026 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Një Carlo Ancelotti i pazakontë, dukshëm i irrituar, u ndal para kamerave menjëherë pas përfundimit të ndeshjes debutuese të Brazilit në Botëror (ku duket se kanë ngecur në barazim ndaj Marokut).

Analiza e tij ishte tepër e prerë: “Ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të shkëlqyer. “Pjesa e parë nuk shkoi mirë, e dyta më mirë. Duhet të punojmë për t’u përmirësuar”, u shpreh Ancelotti.

Pas një vizite të shkurtër në dhomat e zhveshjes, tekniku italian u shfaq disi më i qetë në zonën e intervistave: “Në pjesën e parë nuk bëmë atë që dimë të bëjmë dhe atë që kishim praktikuar mjaft mirë në miqësore. Por është gjithashtu e vërtetë që Maroku është një ekip i mrekullueshëm, ka shumë kohë që është konkurrues në këto nivele dhe ka të njëjtën strukturë si para katër vitesh.”

Por çfarë ndodhi në fillim të ndeshjes? Ancelotti e shpjegon kështu: “Ankth, shqetësim. Presioni që kishim mbi supe. Është normale të ndodhë në një debutim. Për fat të mirë, kemi kohë për t’u përmirësuar. Nuk duhet të humbasim besimin. Nuk mund të prisnim të ishim perfektë që në ndeshjen e parë. Le të mjaftohemi me këtë rezultat, Kupa nuk fitohet që në ndeshjen e parë.”

Brazili, ndeshjen e radhës në Botëror do ta zhvillojë ndaj Haitit, në Philadelphia.

Të ngjashme