Pronari jashtë vendit, hajnat ia thyejnë banesën në Prishtinë

Prishtinë | 16 Qer 2026 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Është raportuar për një vjedhje të një banese në Prishtinë.
Sipas raportit policor, autorët e dyshuar kanë hyrë në banesë dhe kanë marrë gjësende me vlerë të konsiderueshme, mirëpo vlera e saktë e dëmit ende nuk është përcaktuar, pasi pronari i banesës ndodhet jashtë shtetit, transmeton Klankosova.tv.

“Dy dëshmitarët, një mashkull dhe një femër, kosovarë, kanë raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në një banesë, ku kanë vjedhur gjëra me vlerë të konsiderueshme, mirëpo vlera e saktë nuk dihet pasi që pronari është jashtë shtetit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”, thuhet në raport.

Të ngjashme