Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka konfirmuar se Lionel Messi, Emiliano Martinez dhe Julian Alvarez kanë kaluar me sukses ekzaminimet e fundit dhe janë plotësisht të gatshëm për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026.
Sipas Scaloni-t, tre lojtarët kryesorë të skuadrës janë rikuperuar në kohë dhe do të jenë në dispozicion për përballjen e parë të Argjentinës ndaj Algjerisë që do të zhvillohet më 17 qershor.
Duke folur në konferencë për media , selektori argjentinas vuri theks të veçantë te kapiteni Lionel Messi, të cilin e cilësoi si figurë “monumentale” për kombëtaren, në prag të sfidës së Grupit J ndaj Algjerisë.
Argjentina pritet ta nisë rrugëtimin në Botëror me synime të larta, ndërsa rikthimi në formë i yjeve kryesorë konsiderohet një lajm shumë i rëndësishëm për ambiciet e saj në turne.