Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Prishtinë | 16 Qer 2026 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer veprën penale “Shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”.
I arrestuari Xh.K., sipas policisë, fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.

Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve”.

Të ngjashme