Espresso 70-she s’i doli VV-së edhe në përqindje, Peci jep një shpjegim pse Kurti kërkonte aq

Prishtinë | 16 Qer 2026 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe pritshmëritë e Lëvizjes Vetëvendosje për të arritur mbështetje prej 70 për qind.

Peci tha se vendosja e objektivave të larta është një praktikë e zakonshme e menaxhimit, siç tha ai, me qëllim të mobilizimit maksimal të potencialit.

 “Sa i përket asaj se i pimë espressot 70 a 50, unë espresson e pi gjithmonë 70 për qind, se ajo më duket që është më e mira, por menaxherët më të mirë zakonisht vendosin objektiva në fillim që janë të paarritshme edhe për ata”, tha ai në Klan Kosova.

Sipas tij, kërkesa për një rezultat prej 70 për qind nuk duhet parë si një parashikim i domosdoshëm i rezultatit final, por si një synim për të rritur angazhimin.

“Zakonisht, menaxheri i mirë e vendos objektivin tepër lart, që angazhimi me qenë maksimal dhe me maksimalizu potencialin që e ke”, deklaroi Peci.

Të ngjashme