Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 18 qershor 2025, rreth orës 00:20.
I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.