Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.45 euro për litër, që është dy centë më i ulët krahasuar me ditën e djeshme.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.38 euro për litër, ndërsa gazi me 0.67 euro për litër.
Sipas ministrisë, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.