Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 18 qershor 2026, rreth orës 17:30, kur një patrullë e Stacionit Policor në Han të Elezit ka ndaluar një person gjatë një patrullimi në fshatin Paldenicë.
“Patrulla e policisë së stacionit policor në Han të Elezit, gjatë patrullimit në fshatin Paldenicë, ka ndaluar dhe arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës”, thuhet në komunikatë.
I arrestuari me inicialet I.A. ishte në kërkim për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, për të cilën ishte i dënuar me 120 ditë burgim.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.