Gjendet mina në shtegun e furnizimit të UÇK-së në Junik, shkatërrohet nga FSK

Prishtinë | 18 Qer 2026 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i Kompanisë së Deminimit në FSK, Petrit Loxha, ka njoftuar se në malet e Junikut është gjetur një minë anti-tank.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se mina ishte vendosur nga forcat serbe në shtigjet e vjetra të furnizimit të UÇK-së.

“Një tjetër ditë, një tjetër detyrë. Gjetja e sotme interesante nga deminerët e The HALO Trust, një minë anti-tank TMA-5. E vendosur në shtigjet e vjetra të furnizimit të UÇK-së nga forcat serbe në malet e Junikut”, shkroi Loxha.

Ai tha se nga sot, kjo rrugë nuk do të jetë më rrezik pasi mina është shkatërruar nga operatorët e Kompanisë së Deminimit.

Të ngjashme