Rukiqi zbulon kushtin e LDK-së për marrëveshje politike

Prishtinë | 19 Qer 2026 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiq zbuloi kushtin e partisë së tij për marrëveshje politike në krijimin e institucioneve të reja shtetërore.

Rukiqi deklaroi se LDK e ka pozicion të pa negociueshëm pranimin e gazit amerikan në çdo lloj marrëveshje politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Ne e kemi si pozicion zyrtar dhe politik se në çdo lloj marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja ku përfshihet LDK, ne kemi kërkesë të panegociueshme, ose vija të kuqe qysh kemi për Listën Serbe në një anë, në anën tjetër vijë e kuqe është çështja e gazit. Kusht i çdo bashkëpunimi institucional është pranimi i gazit amerikan”, tha Rukiqi në KlanKosova.

Të ngjashme