Një person ka vdekur pasi dy trena mallrash u përplasën në një urë në Mynih në orët e para të së shtunës.
Dy prej vagonëve dolën nga shinat dhe u varën nga ura, sipas policisë lokale. Autoritetet thanë për mediat se shkaku i incidentit është nën hetim.
Shërbimet e emergjencës u njoftuan për përplasjen në veri të Mynihut, në orën 1:40 të mëngjesit me kohën lokale dhe rreth 60 ekipe ndihmëse u dërguan në vendngjarje.
Sipas mediave lokale, vagonët e dalë nga shinat nuk mbanin asnjë ngarkesë dhe nuk kishte kërcënim për sigurinë publike.