Aksident në Fier, lëndohet drejtuesi i mjetit

Prishtinë | 20 Qer 2026 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Një aksident rrugor ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në rrugën Levan–Mbrostar, pranë vendit të quajtur “Spitali Memorial”.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen “ ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurat e karrexhatës, raporton vizionplus.tv.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Të ngjashme