Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Prishtinë | 22 Qer 2026 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se Irani do të pajtohet të ketë inspektime të mëdha të armëve.

Kështu ai bëri të ditur përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale, duke e quajtur këtë veprim të nevojshëm, raporton Sky News.

“Kjo do të ishte e nevojshme për të siguruar ‘Ndershmërinë Bërthamore’ për një kohë të gjatë në të ardhmen”, tha ai.

Negociatorët amerikanë dhe iranianë po negociojnë aktualisht një marrëveshje përfundimtare paqeje që supozohet të zgjidhë problemin e programit bërthamor të Iranit.

Të ngjashme