Në lagjen Tophane të Prishtinës janë vërejtur grumbuj mbeturinash në hapësira publike, duke krijuar një pamje jo të këndshme për zonën, raporton Ekonomia Online.
Siç shihen edhe në pamjet e siguruara nga EO, sasi të konsiderueshme mbeturinash janë hedhur pranë rrugës dhe hapësirave përreth, ndërsa zona mbetet e papastruar.
Gjendja e krijuar ngre shqetësime për mirëmbajtjen e pastërtisë në këtë pjesë të kryeqytetit, veçanërisht gjatë periudhës së temperaturave të larta.

