Katër kombëtaret deri më tani janë eliminuar nga Kupa e Botës

Prishtinë | 23 Qer 2026 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Kupa e Botës 2026, e organizuar nga ShBA-të, Meksika dhe Kanada, po shkon drejt fundit të ndeshjeve të dyta të fazës së grupeve.

Deri më tani, gjashtë kombëtare kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminatorëve, derisa katër kombëtare janë eliminuar nga Kupa e Botës, dhe do të luajnë vetëm edhe ndeshjen e fundit.

Befasi më e madhe është Turqia, e cila është eliminuar pas dy humbjeve nga Australia dhe Paraguai.

Tunisa, Haiti dhe Jordania janë tre kombëtaret tjera që kanë pësuar nga dy humbje dhe tashmë janë përshendetur me Kupën e Botës.

Ndërsa dy kombëtaret nikoqire, Meksika e ShBA, bashkë me Gjermaninë, Argjentinën, Francën dhe Norvgjinë kanë prerë biletën për 1/32 e finales.

Të ngjashme