Mbaron ëndrra e Kupës së Botës: Çekia shkon në shtëpi

Prishtinë | 25 Qer 2026 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Ëndrra e Çekisë në Kupën e Botës ka marrë fund. Përfaqësuesja çeke është eliminuar nga turneu pas humbjes së thellë 3:0 ndaj Meksikës në ndeshjen vendimtare të fazës së grupeve.

Nikoqirët dominuan takimin dhe gjetën rrugën e golit përmes Chavez Garcias, Quinones dhe Fidalgo, të cilët vulosën fitoren e rëndësishme të Meksikës.

Me këtë disfatë, Çekia e mbyll pjesëmarrjen në Kupën e Botës me vetëm një pikë të grumbulluar në tri ndeshje, duke zhgënjyer me paraqitjet e saj dhe duke mos arritur të rivalizojë për një vend në fazën eliminatore.

Në anën tjetër, Meksika siguroi kualifikimin tutje, së bashku me Afrikën e Jugut, që gjithashtu avancoi nga Grupi A. Të dyja kombëtaret do të vazhdojnë garën në fazën e ndeshjeve me eliminim direkt.

Të ngjashme