Policia e Korçës ka finalizuar një operacion ku në përfundim të tij, ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proceduar në gjendje të lirë kushëriri i tij 28-vjeçar.
Sipas të dhënave, mësohet se forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet ku ndodheshin dy të rinjtë dhe ka rezultuar se brenda kishte një sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sattiva.
Mjeti i përkiste 31-vjeçarit i cili ishte dhe drejtues ndërsa në banesën e këtij të fundit u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike cannabis sattiva.
“Në përfundim të veprimeve, policia e juglindjes bëri arrestimin e drejtuesit dhe procedimin në gjendje të lirë të pasagjerit 28 vjeçar pasi ju gjet një sasi e vogël lënde narkotike në banesë. Nga ana e grupit hetimor vijojnë veprimet e mëtejshme për këtë rast”./TCh