Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar takimin e rregullt javor me përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, në kuadër të koordinimit të vazhdueshëm për procesin e integrimit evropian.
Në takim morën pjesë Ushtruesja e Detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, Shefi i Bashkëpunimit, Hubert Perr, si dhe zyrtari politik, Liudas Kolesinskas.
Sipas Zulfajt, takimet e rregullta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës së BE-së synojnë avancimin e bashkëpunimit institucional dhe përcjelljen e proceseve që lidhen me anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Gjatë takimit u diskutua progresi në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, rezultatet e takimit të fundit të Komitetit Monitorues dhe hapat e ardhshëm të raportimit. Po ashtu, palët shqyrtuan ecurinë e projekteve të financuara në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA), si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.
Zulfaj theksoi se koordinimi i vazhdueshëm ndërinstitucional mbetet thelbësor për zbatimin efektiv të reformave dhe për shfrytëzimin sa më të mirë të mbështetjes së Bashkimit Evropian në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit.