Policia njoftoi për dy të vdekur nga aksidenti i autobusit në Shqipëri, konfirmohet vetëm një

Prishtinë | 30 Qer 2026 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, ku u raportua se kanë humbur jetën dy persona, tashmë, sipas mediave në Shqipëri, vetëm një person është konfirmuar i vdekur.

Bazuar në raportimet e A2 CNN, Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, në një prononcim për mediat kishte thënë se si pasojë e aksidentit kishin mbetur të vdekur dy persona.

Sipas informacioneve të A2 CNN, shoferi (viktima)mund të ketë pësuar një atak kardiak pak minuta para ngjarjes fatale, çka dyshohet të ketë sjellë humbjen e kontrollit të automjetit dhe daljen nga rruga.

Nga informacionet e deritanishme nga Trauma, 15 persona të plagosur po marrin trajtim mjekësor, ku gjashtë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa një fëmijë i mitur është i intubuar dhe në gjendje shumë të rëndë.

Të ngjashme