KQZ mban mbledhje të mërkurën, në rend dite certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit

Prishtinë | 07 Kor 2026 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se KQZ do të mbajë mbledhjen e radhës të mërkurën më 8 korrik në orën 11:00 e ku në rend dite është certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ky vendim për mbledhje është marrë pasi Gjykata Supreme ka refuzuar të gjitha ankesat e paraqitura.

“Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, ka thënë Elezi.

Të ngjashme