Halimi tregon se çka do të diskutohet në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së

Prishtinë | 09 Kor 2026 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e LDK-së Sibel Halimi, tha se ajo nuk ka dhënë nënshkrimin për inicimin për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, por që kjo temë edhe pse nuk është parë që të diskutohet në rendin e ditës ajo mund të diskutohet në të ndryshmet, raporton Ekonomia Online.

“Nuk e kam nënshkruar. Besoj që përgjegjësia duhet të merret nga të gjitha palët e LDK-së dhe besoj që nuk është e mjaftushme vetëm angazhimi i kryetarit të LDK-së. Ne kemi rendin e ditës dhe do të diskutojmë për çështjen e rezultatit të zgjedhjeve gjithsesi edhe për çështje të cilat lidhen me formimin e institucioneve si dhe natyrisht do të diskutojmë për shumë çështje të tjera për partinë. Pika e fundit e rendit të ditës është të ndryshme dhe besoj që aty do ta diskutojmë”, tha ajo.

Të ngjashme