Grabitje në një depo në Graçanicë, hajnat marrin para nga kasaforta

Prishtinë | 12 Kor 2026 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në zyrën e një depoje në Graçanicë, ku nga kasaforta kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash të gatshme.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur gjatë orëve të pasditës së djeshme.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet tutje në raportin e Policisë.

Të ngjashme