Një person është arrestuar në Istog, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka nisur më 10 korrik 2026, rreth orës 23:10, kur i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës dhe ka demoluar inventarin në shtëpi. Ndërkaq, më 11 korrik 2026, ai dyshohet se ka vazhduar me dhunë psikike ndaj saj.
I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga organet kompetente. Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet.