Një person është raportuar i zhdukur që nga dita e hënë në Prizren.
Siç njofton policia, rastin në polici e ka paraqitur babai i viktimës, i cili raportohet se ka thënë se djalin e ka me probleme psiqike.
Sipas raportit zyrtar, viktima është larguar nga shtëpia më 5 korrik, dhe deri më tani nuk dihet gjë për fatin e tij.
“Rr. Besim Shala, Prizren 05.07.2026. Ankuesi mashkull kosovar, me datë 13.07.2026 ka njoftuar se djali i tij me probleme psikike, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.