Podujevë: Në lokalin e lëshuar me qira, pronari dyshohet ta ketë vjedhur qiraxhiun

Prishtinë | 15 Kor 2026 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Ditë më parë, një rast i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur në një lokal në Podujevë.
Rastin në organet e drejtësisë e ka paraqitur qiraxhiu.

Ai po pretendon se pronari i lokalit i ka marrë pijet nga hapësira që ai e shfrytëzon me qira.

Lidhur me këtë, për Ekonomia Online është deklaruar Policia e kryeqytetit përmes zëdhënësit Enis Pllana.

Ai deklaroi se organet e rendit e kanë pranuar informatën dhe se kanë nisur veprimet hetimore.

“Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me rastin. Menjëherë pas pranimit të saj, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka deklaruar Pllana për Ekonomia Online.

Të ngjashme