Anësori egjiptian, Mohamed Salah është në kërkim të një klubi të ri.
Pas Botërorit, ku dërgoi Egjiptin e tij në 1/8-tat e finales, “Faraoni” po kërkon aventurë të re pas largimit të tij nga Liverpooli.
Rreth kësaj foli edhe agjenti i tij Ramy Abbas, duke thënë se nuk ka ende ndonjë marrëveshje, ndonëse u lidh me një kalim në Arabinë Saudite.
“Ende nuk e dimë se ku do të luajë Mohamed sezonin e ardhshëm… por mund ta dimë shumë shpejt”.
Salah, kaloi 9 vjet te Liverpooli duke u shndërruar në një legjendë dhe arriti të fitonte gjithçka, përfshirë 2 tituj të Premierligës dhe Ligën e Kampionëve.