Lirohet një hapësirë publike te Kompleksi “Ramiz Sadiku”, Rama paralajmëron aksione të tjera

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Një hapësirë publike në Kompleksin “Ramiz Sadiku”, e cila ishte duke u shfrytëzuar pa bazë ligjore si parking privat, është liruar pas një aksioni të realizuar nga Drejtoria e Pronës.

Sipas njoftimit të kryetarit Perparim Rama, aksioni është ndërmarrë me vendim të Drejtorisë së Pronës, në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen e pronës publike dhe rikthimin e hapësirave në shërbim të qytetarëve.

Rama ka bërë të ditur se ky nuk do të jetë aksioni i fundit, duke paralajmëruar vazhdimin e lirimit të hapësirave të tjera publike që janë uzurpuar ose shfrytëzohen pa bazë ligjore.

Kryetari thekson se qëllimi i këtyre veprimeve është garantimi i përdorimit të drejtë të pronës publike dhe ruajtja e interesit të përgjithshëm të qytetarëve.

Të ngjashme