Ende ka në shitje bileta për ndeshjen Angli – Francë

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Rreth 7000 bileta janë në dispozicion në faqet e biletave të FIFA-s për ndeshjen për vend të tretë në Botëror, që luhet të shtunën mbrëma mes Anglisë dhe Francës.

1246 bileta të premten në mesditë ishin në dispozicion me çmim prej 865 dollarë dhe 1125 dollarë.

Janë edhe 5864 bileta në dispozicion në platformat e rishitjes. Më e lira ka çmim prej 455 dollarë, plus tarifa 15 për qind e FIFA-s, shkruan BBC.

Ka edhe bileta shumë të shtrenjta, që janë në dispozicion për çmim më të lirë se që janë blerë.

Sipas BBC, një bileta që kishte çmim prej 1125 dollarë, tani mund të blihet për 659 dollarë.

Janë pak bileta në dispozicion në sektorin e rishitjes edhe për finalen e së dielës. Por bëhet fjalë për bileta “standarde”, jo VIP, me çmim marramendës prej 29 mijë e 995 dollarë dhe 32 mijë e 970 dollarë.

Çmimet e rishitjes përcaktohen nga përdoruesit dhe nuk pasqyrojnë atë që tifozët paguajnë vërtetë.

Të ngjashme