Theret me mjet të mprehtë një person në Shtime

Prishtinë | 20 Kor 2026 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar si pasojë e një therjeje me mjet të mprehtë në Shtime.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 korrik 2026, rreth orës 02:58, ku një burrë kosovar ka raportuar se është therur me mjet të mprehtë nga një person tjetër.

Viktima ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, po ashtu shtetas i Kosovës gjendet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

Të ngjashme